Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person të mërkurën në fshati Magure të Lipjanit për tentim vrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan "Bota sot".
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.