Në rrugën “Carralevës” të Prishtinës është arrestuar një person nga Policia pasi ka rrahur një femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin për media.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan "Bota sot".
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.