E godasin në kokë dhe i grabitin telefonin

Kronikë e zezë

E godasin në kokë dhe i grabitin telefonin

Nga: Bota Sot Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Idriz Seferi” në  Viti se një person është goditur në kokë dhe i është grabitur telefoni.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është takuar me dy persona meshkuj K/Shqiptarë, njërin prej të dyshuarve e njeh dhe pasi ua kishte ofruar telefonin e llojit Samsung J-2 për t’ua shitur, njëri nga të dyshuarit, me grusht e godet në kokë dhe nga xhepi ia marrin telefonin, duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurse, njësitet policore janë duke hetuar rastin si dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat