Aksident trafiku në dalje të Prishtinës

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në dalje të Prishtinës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:25
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Bërnicë apo në dalje të kryeqytetit.

Sipas fotografive që një lexues ka dërguar në media shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra e tipit ‘Mercedes’ dhe tjetra ‘Wolsfagen’.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar, veçëse dëme të konsiderueshme materiale.

Njësiti i policisë rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.

Ndryshe, si pasojë e aksidenteve është është moti i ndryshueshëm që po mbizotëron mbi vendin tonë. Policia çdo herë apelon se në rast të kushteve atmosferike ngasësit e automjeteve të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion.

Më poshtë shikoni pamjet:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat