Aksident në mes kamionit dhe autobusit, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në mes kamionit dhe autobusit, pesë të lënduar

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur me mes një kamioni dhe autobusi në Prizren, ku si pasojë janë lënduar pesë udhëtarë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull gjatë lëvizjes me kamion dyshohet se nga pakujdesia ka kaluar në shiritin tjetër nga i njëjti drejtim dhe si pasojë i këtij veprimi, ka goditur autobusin, i cili ishte duke lëvizur në atë shirit dhe ka ardhur deri te lëndimi i pesë udhëtarëve, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat