Një shtëpi në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Rastin e ka raportuar një person, duke thënë se ishte shtëpia e vëllait të tij i cili jeton jashtë shtetit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti i referohet njësisë së hetimeve.