Aksident në rrugën e Kombit, plagosen 5 anëtarë të një familje

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën e Kombit, plagosen 5 anëtarë të një familje

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një automjet tip "Fiat Punto" drejtuar nga një 21-vjeçar është përplasur me trafik-ndarësen në Kalimash, në autostradën Milot – Kukës.

Policia sqaron se i riu E. B., nga Paskuqani, udhëtonte së bashku me prindërit, motrën dhe vëllanë, ku si pasojë e përplasjen janë dëmtuar.

Të dëmtuarit pasi morën mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat