Vetëaksidentohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetëaksidentohet një person në Prishtinë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Një person është vetëaksidentuar me veturë dy ditë më parë në fshatin Llapnasellë.

Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident duke u përplasur jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer i cili ishte në po të njëjtën veturë.

Sipas policisë, dy të lënduarit janë dërguar në QKUK ku pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat