Aksidenti, makina futet mes këmbësorëve që prisnin në stacionin e urbanit

Kronikë e zezë

Aksidenti, makina futet mes këmbësorëve që prisnin në stacionin e urbanit

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Siç dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, pasi ende policia e Durrësit nuk ka bërë një lajmërim zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se disa muaj më parë një aksident i ngjashëm i mori jetën një gruaje dhe fëmijëve të saj, të cilët prisnin në stacionin e autobusit, sikurse shumë banorë të zonës, gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat