Arrestohet shkodrani me TT-në e paligjshme në çantë

Kronikë e zezë

Arrestohet shkodrani me TT-në e paligjshme në çantë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia në Shkodër pasi u kap me armë zjarri pa leje.

Në zbatim të plan masave të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Arsen Ohri,  32 vjeç u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.

Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat