Pamje të frikshme në Tiranë! Këmbësori përplaset nga makina, dergjet në pellgun e gjakut

Kronikë e zezë

Pamje të frikshme në Tiranë! Këmbësori përplaset nga makina, dergjet në pellgun e gjakut

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, kësaj here në afërsi të Kishës Katolike në atë që njihet si “rruga e Lanës” (bulevardi Zhan D’ Ark).

Një makinë ka goditur një këmbësor i cili dergjet në mes të rrugës i gjakosur. Nga pamjet e siguruara nga JOQ, duket se i aksidentuari, një burrë në moshë të mesme, ndodhet pa ndjenja në tokë.

Ende nuk dihet indetiteti i këmbësorit pasi aksidenti ka pak minuta që ka ndodhur. Policia dhe ambulanca ende nuk kanë ardhur në vendngjarje.

Ky është dhe aksidenti i dytë që ndodhi në Tiranë brenda një harku të shkurtër kohor. Pak minuta më parë një tjetër qytetar u aksidentua rëndë nga një makinë, disa metra larg aksidentit në bulevardin Zhan D’Ark. Incidenti ndodhi po në unazën e Tiranës dhe i lënduar mbeti një qytetar që po ngiste biçikletën.

Aksident i rëndë on Vidnews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat