Aksident i rëndë me motoçikleta në autostradën Tetovë-Shkup

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë me motoçikleta në autostradën Tetovë-Shkup

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tetovë- Shkup, në afërsi të rrugës për në hyrje të fshatit Trebosh.

Nga Spitali Klinik i Tetovës për portalin TetovaSot kanë thënë se nga aksidenti ka mbetur i plagosur i riu me inicialet S.A i vitit 1985 nga Tetova, i cili për shkak të natyrës së lëndimeve është transportuar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat