Një burrë sulmohet në autobusin me numër 67 të NPQ "Shkup"

Kronikë e zezë

Një burrë sulmohet në autobusin me numër 67 të NPQ "Shkup"

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 17:43

Dyzet e tetëvjeçari N.A. nga fshati Studeniçan i Shkupit dje pasdite është sulmuar në autobusin me numër 67 nga kontrollori i NPQ "Shkup", Z.G. (54) nga fshati Oreshan i Shkupit.

Siç kumtoi MPB-ja, N.A. rastin mbrëmë në orën 20:30 e ka denoncuar në Stacionin policor Kisella Vodë.

Sulmi ka ndodhur në orën 17:30 në autobusin, derisa ka qarkulluar në bulevardin "Boris Trajkovski". Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat