Një shtëpi digjet në Drenas, vlera e dëmit 5 mijë euro

Kronikë e zezë

Një shtëpi digjet në Drenas, vlera e dëmit 5 mijë euro

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Në rrethana të panjohura, një shtëpi në fshatin Poklel të Drenasit është vënë në zjarrë. Policia ka njoftuar se viktima që ka raportuar rastin për të cilin thuhet se i ka shkaktuar dëme prej 5 mijë eurove.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 5000€,  nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat