Aksident i rëndë në Vlorë, dëgjohen të bërtiturat e një vajze

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë, dëgjohen të bërtiturat e një vajze

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:36
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës, ku një vajzë është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, pa shkuar në Radhimë. E reja, e cila është shtrirë në rrugë, dyshohet të ketë qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti, i cili ka ndaluar menjëherë për t’i dhënë ndihmën.

Në vendngjarje janë mbledhur shumë persona të cilët po mundohen të normalizojnë situatën e të resë, deri sa të mbërrijë ambulanca. Fatmirësisht, vajza është e ndërgjegjshme, me shenja jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat