Vlonjati lëvizte në Dhërmi me armë në brez, por e pëson

Kronikë e zezë

Vlonjati lëvizte në Dhërmi me armë në brez, por e pëson

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:05
Dhërmi

Një person është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi u kap me armë zjarri.

Mësohet se rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen "Gjilek", është konstatuar mjeti që dyshohej se lëvizte personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë  zjarri e markës TT me një krëher me 7 fishekë.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMË X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat