Bllokohet totalisht magjistralja Suharekë-Duhël, detajet e fundit nga aksidenti tragjik

Kronikë e zezë

Bllokohet totalisht magjistralja Suharekë-Duhël, detajet e fundit nga aksidenti tragjik

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga aksidenti

Media sjell informatat e fundit nga vendi i ngjarjes- në Biraqë të Suharekës, ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes, prindërit dhe tre fëmijët. Dëshmitarët thonë se vetura kishte goditur autobusin.

Qarkullimi në këtë rrugë është bllokuar totalisht, aty po qëndron policia, ekipet e emergjencës dhe zjarrëfikësit, shkruan T7.

Aksidenti ndodhi në orën 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke- Duhel, konkretisht fshati Biraqë. Në këtë rrugë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatalë për shkak të kthesave që ndodhen aty.

Policia e Kosovës vazdhimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat