"Dje desh u mbyt një person" Pushuesi nga Prishtina flet për sigurinë në plazhin e Velipojës

Kronikë e zezë

"Dje desh u mbyt një person" Pushuesi nga Prishtina flet për sigurinë në plazhin e Velipojës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Edhe në një ndër plazhet më të mëdha në vend, atë të Velipojës, mungojnë rojet bregdetare.

Sipas pushuesve shfaqja e tyre në në pikat e vrojtimit është sporadike.

Disa nga plazhistët tregojnë se kanë parë raste kur ka pasur pushues duke u mbytur dhe në vendgjarje nuk kishte asnjë roje bregdetare.

Gjatë këtij sezoni një person ka humbur jetën në plazhin e Velipojës dhe janë dhe tre raste kur pushuesit kanë rrezikuar seriozisht jetën në det.

Edhe në Shëngjin kullat e vrojtimit janë bosh. Aktualisht në Shëngjin janë vetëm 5 kulla vrojtimi, ndërsa privatët që kanë nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e hapësirës publike janë shumë më tepër.

Përveçse një detyrim, moti i paqëndrushëm gjatë këtij sezoni turistik, e bën edhe këtu të detyrueshem vendosjen e rojeve bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat