Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në hyrje të qytetit të Belshit.
Një 45-vjeçar, banues në Seferan të Belshit, ka ndërruar tragjikisht jetë pas një aksidenti më motoçikletë.
Duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang”, ai ka dalë nga rruga dhe mandej është përplasur me një mur mbrojtës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 45-vjeçari, ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.