Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Ndërsa Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier, ra në pranga pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 24.04.2018, e ka dënuar këta shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.
Shtetasi Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier, u prangos, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhrin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.