Arrestohet shpërndarësi i kokainës me klientelë në Tiranë, ja zonat e shitjes

Kronikë e zezë

Arrestohet shpërndarësi i kokainës me klientelë në Tiranë, ja zonat e shitjes

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, arrestohet poseduesi si dhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët.

Në një operacion policor të koduar “The Weekend Surprise”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u sekuestruan 201 gramë Kokainë.

Policia e Tiranës thotë se u arrestuan Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”.

Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të tij pasi dispononin informacion se në bashkëpunim me persona të tjerë shpërndante Kokainë në formë dozash në bazë klientele, në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”.

44-vjeçari është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është gjetur një motor pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi i vjedhur.

Policia njofton se janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e të arrestuarit, ku për arsye hetimore nuk bëjmë të ditur të dhëna të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat