Vetura me targa të Kosovës përfshihet nga flaka

Kronikë e zezë

Vetura me targa të Kosovës përfshihet nga flaka

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë e llojit Golf 5 është përfshirë nga flaka mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimashit.

Vetura në fjalë thuhet të ketë qenë me targa 02, pra që i bie nga regjioni i Mitrovicës.

Një lexues i ka treguar se është ndalur t’i ofrojë ndihmë vozitësit në fjalë por që ai ka kërkuar të thërrasë policinë, të cilët kanë deklaruar se janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes.

Sipas të njëjtit lexues të gjithë personat që gjendeshin në veturë për fat të mirë kanë qenë pa lëndime.

Pasagjerët e tjerë të cilët ishin në veturë, dy femra dhe një mashkull janë transferuar më pas nga një autobus përderisa vozitësi i veturës ka mbetur duke pritur ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat