Laç,60-vjeçari i shpëton paq atentatit me armë

Kronikë e zezë

Laç,60-vjeçari i shpëton paq atentatit me armë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një 60-vjeçar nga Laçi i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri. Ngjarja u regjistrua rreth pak pas mesnate në lagjen nr 6 në dalje të qytetit, ndërsa shënjester e slumit ishte shtetasi Gjovalin Zyma.

Ky i fundit është sulmuar me armë, teksa po parkonte automjetin e tij pranë banesës. Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri automatiku, por fatmirësisht anjë nga plumbat nuk e ka prekur 60-vjeçarin, pasi u mbrojt brenda automjetit tip fuoristradë.

Pasi ka qëlluar me armë, duke shfrytëzuar errësirën,  autori është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka ngritur postoblloqe dhe po kreh të gjithë zonen, por pa mundur ende që të identifikojë autorin.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merren në pyetje 60-vjeçari Zyma i cili ishte shënjester e atentatit për të mësuar më teper detaje.

Sipas burimeve po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë patur 60-vjeçari gjatë koheve të fundit me qëllim për të rënë në gjurmet e autorit të kësja ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat