Aksidenti në autostradë, ndërron jetë një 23 vjeçar, një tjetër i plagosur

Kronikë e zezë

Aksidenti në autostradë, ndërron jetë një 23 vjeçar, një tjetër i plagosur

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 20:29
Foto nga aksidenti

(E plotësuar) - Një person ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident u përfshinë tre automjete, ndërsa të aksidentuarit që ishin dy pasagjerë fillimisht u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë pas dy orësh. 

Viktima është një 23 vjeçar, ende i paidentifikuar. 

"Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", sqaroi policia.

Policia po punon per zbardhjen e rrethanave dhe aksidentit. 

Përplasen 3 automjete në Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Një aksident ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur rreth orës 19:10 në autostradën Tiranë-Durrës, në Kashar.

Nga të dhënat e para raportohet për 2 persona të lënduar, të cilët ishin pasagjerë në dy automjete të ndryshme.

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat