E kanosin duke ia vendosur mjetin shpërthyes në oborr

Kronikë e zezë

E kanosin duke ia vendosur mjetin shpërthyes në oborr

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një person nga Prilluzha e Vushtrrisë ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur është kanosur nëpërmjet SMS-ve.

I njëjti ka raportuar dje në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet se lidhet me rastin e kanosjes. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat