Kjo është 23-vjeçarja që u arrestua në Prishtinë pasi bashkëpunoi me malazezë e serbë - Bota Sot
Kjo është 23-vjeçarja që u arrestua në Prishtinë pasi bashkëpunoi me malazezë e serbë

Kronikë e zezë

E diel, 19 gusht 2018

Kjo është 23-vjeçarja që u arrestua në Prishtinë pasi bashkëpunoi me malazezë e serbë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:08
Policia e Kosovës gjate arrestimit

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një bandë të përbërë prej katër personave, dy tprej të cilëve kishin arrest ndërkombëtar për vrasje me shtetësi malazeze, një serb dhe një shtetase e Kosovës.

Sipas mediave vendore femra e arrestuar dje si bashkëpunëtore në këtë grup, e moshës 23-vjeçare quhet Laureta Zyba.

Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.

Policia ka bërë të ditur se të katër personat e arrestuar përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

Të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar, policia thotë se fshiheshin në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test