Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fashatit Plasë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete nga përplasja e tyre është përfshirë dhe automjeti I policisë rrugore I cili ka dalë jasht rruge.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Volkswagen si dhe punonjësja e policisë.
Njoftimi i plotë
“Më datë 18.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMË” me targa të huaja HBA3137,” shkruan policia.
Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës. Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.