Arrestohet i dehuri nga Skrapari, dëmtoi makinën e policisë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dehuri nga Skrapari, dëmtoi makinën e policisë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Policia e Skraparit arrestoi një 44-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet policie.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Hamit Duro.

Sipas policisë, 44-vjeçari ka dëmtuar mjetin e policisë tip “Volkswagen” që ishte i parkuar, ndërsa ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat