“Alo, hajdutët!”, si ranë dy grabitësit në prangat e policisë në Pogradec

Kronikë e zezë

“Alo, hajdutët!”, si ranë dy grabitësit në prangat e policisë në Pogradec

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një tentativë grabitjeje a ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 21:00 në Pogradec.

Dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur, por janë vënë re nga i zoti i shtëpisë, i cili ka mbetur i dëmtuar pas dhunës së ushtruar nga hajdutët.

Në polici, është marrë një telefonatë se në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit A.D., 37 vjeç, kanë hyrë dy persona për të vjedhur.

Uniformat blu kanë shkuar drejt vendngjarjes duke prangosur Erjon Ibin, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Ai akuzohet në bashkëpunim me shtetasin A.H,, 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës.

Por pasi janë diktuar nga pronari i saj dhe kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Hajduti ka marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq policia e Pogradecit është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit me inicialet A.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat