Fier, arrestohet 31-vjeçarja që grabiste pika karburanti - Bota Sot
Fier, arrestohet 31-vjeçarja që grabiste pika karburanti

Kronikë e zezë

E martë, 21 gusht 2018

Fier, arrestohet 31-vjeçarja që grabiste pika karburanti

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçare e cila grabiste pika karburanti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.

Në pranga ka rënë Anna Malaj, banuese në Visokë të Mallakastrës, ndërsa po punohet për kapjen e 22-vjeçarit me iniciale E.G., banues në Belinë të Patosit.

Këta shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një pikë karburanti në Levan 30 000 lekë në fillim të këtij muaji. Më pas, kanë tentuar edhe dy pika të tjera karburanti nën kërcënimin e armës, por pa ia arritur dot qëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test