Aksident në Tiranë, humb jetën 59 vjeçari, pëson infarkt duke i dhënë makinës

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, humb jetën 59 vjeçari, pëson infarkt duke i dhënë makinës

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pasi një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur lehtë. Makina me të cilën lëviznin ka dalë nga rruga këtë të hënë, në periferi të kryeqytetit. Mësohet se viktima është Rami Merja.

Burime policore thanë se ora shënonte rreth 12:20, kur Rami Merja bashkë me bashkëshorten sapo dolën nga banesa dhe hipën më makinën tip “Volkswagen”. Dyshohet se 59-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një ataku kardiak. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat