Aksident në hyrje të Suharekës, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në hyrje të Suharekës, raportohet për të lënduar

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 19:50
Foto nga aksidenti

Në hyrje të autostradës në Suharakë, para disa minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Në aksident janë përfshirë vetura e tipit Golf 5 dhe një Audi A4.

Raportohet se në aksident ka persona të lënduar, për çka policia ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë e cila është nisur për në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se numri i aksidenteve që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje. Të shpeshta janë rastet kur ato përfundojnë me fatalitet në njerëz.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat