Dalin detaje të reja të vrasjes në Krushën e Vogël

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja të vrasjes në Krushën e Vogël

Nga: Bota Sot Më: 27 korrik 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Polica e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth  vrasje në Krushën e Vogël, e cila ka ndodhur të enjten rreth orës 06:30.

“Në rrethana të panjohura është gjendur i vrarë nga arma e zjarrit viktima mashkull K/Shqiptar. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja dhe 6 fragmente metali”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat