Aksidenti në mes veturës dhe ariut, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Aksidenti në mes veturës dhe ariut, policia jep detajet

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 09:24
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në afërsi të fshatit Orllat, në mes një ariu dhe një veture.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.

Sipas tij, njësitet për kontroll dhe menaxhim të autostradës janë marrë me rastin, si dhe kanë njoftuar edhe prokurorin për procedura të mëtejme.

Në fotot që kanë arritur në redaksinë e KosovaPress-it nga një udhëtar i rastit, përveç shumë automjeteve të ndaluara, shihet edhe ariu pa shenja jete dhe i përgjakur në mes të rrugës, ndërsa, policia nuk ka dhënë detaje nëse është mbytur nga goditja e automjetit apo është vrarë nga policia.

Ariu në autostradën Prishtinë-Pejë, godit nga një automjet 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnate në autostradën Prishtinë-Pejë, kur një ari është shfaqur në mes të kësaj autostrade, ndërsa u godit nga një automjet, me ç’rast pati edhe të lënduar.

Automjetet megjithëse me shpejtësi, nisën të ndalnin, kurse vozitësit të trembur nuk u zbrisnin automjeteve.

Në fotot që kanë arritur në redaksinë e Kp nga një udhëtar i rastit, përveç shumë automjeteve të ndaluara, shihet edhe ariu pa shenja jete dhe i përgjakur në mes të rrugës, ndërsa nuk dihet nëse është mbytur nga goditja e automjetit apo është vrarë nga policia.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat