Shqiptari nga Kosova kanos me armë një shkodrane, i futet në mesnatë në banesë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Kosova kanos me armë një shkodrane, i futet në mesnatë në banesë, arrestohet nga policia

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës vuri në pranga një 23 vjeçari pasi akuzohet se ka kanosur me armë një shkodrane.

Sipas bluve të Shkodrës Besnik Hyseni, 23 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, përndiqte dhe kanosi me armë një shtetase, duke hyrë në mesnatë në banesën e saj, por u arrestua në flagrancë nga policia.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila  ka telefonuar policinë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale  “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 121/a dhe 278/3 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat