Sulmon një person me thikë, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Sulmon një person me thikë, arrestohet nga Policia

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mesditë ka arrestuar një të dyshuar në Prizren, pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar një person tjetër me thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me mjet te mprehtë. Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore në emergjencë dhe më pas është transportuar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat