Në kërkim për vrasje dhe pengmarrje, arrestohet në Shijak 48-vjeçari nga Elbasani

Kronikë e zezë

Në kërkim për vrasje dhe pengmarrje, arrestohet në Shijak 48-vjeçari nga Elbasani

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:03
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Sipas policisë Arben Haxhihyseni, nga Elbasani është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg. Haxhihyseni , me vitin 2014 është shpallur në kërkim pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Elbasanit me 1 vit , 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Vrasja”.

Në vitin 2017, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale ” Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”.

A.Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat