Gjendet e vdekur një grua në bunarin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në bunarin e shtëpisë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:30
Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në bunarin e oborrit të shtëpisë së saj, në fshatin Ranoc të Klinës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë nga bunari, kurse ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi dhe po hetohet vdekja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat