Policia ndalon dy persona në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Policia ndalon dy persona në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin për media, thuhet se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Me 03 gusht 2018, rreth orës 00:35, ne Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan, gjate një kontrolle rutinë, policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë në Gjilan  ne veturën: Jaguar me traga Zvicerane “ZH”  , te vozitësi  shqiptar shtetas i Kosovës, kanë gjetur një Pistoletë 9.00 mm, Zoraki Mod 914-B, një karikator i zbrazet dhe një (1) fishek.

Po me 03 gusht 2018, rreth orës 00:10, në Rr. “Idriz Seferi” po në Gjilan, gjate një kontrolle rutinë, Policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë gjatë kontrollit  ne veturën : BMW me targa zvicerane  “LU” , te vozitësi  shqiptar shtetas i Kosovës, ka gjetur një Pistoletë 7.62 mm, M-57, dhe dy karikator me tetëmbëdhjetë (18) fishek.

Me urdhër te prokurorit të shtetit, iniciohet rast veç e veç, “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, arma dhe fishekët konfiskohen, ndërsa dy të dyshuarit ndalet ne mbajtje për 48 ore. Rastet procedohen ne gjykatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat