Detaje të reja për vrasjen në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Detaje të reja për vrasjen në Fushë Kosovë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:28
Behram Ibishi nga Fushë Kosova mbeti i vrarë mbrëmë në një kompani private ku punonte si roje

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që ta identifikojë as edhe një të dyshuar për vrasjen e Behram Ibishit, 54 vjeçar nga Fushë Kosova i cili me një plumb u vra gjatë orarit të tij të punës.

Nga policia deklarojnë se rastin po e hetojnë, mirëpo që ende nuk kanë arritur që të bien në gjurmë të sulmuesve. I ndjeri është plagosur me një plumb në pjesën mes zemrës dhe mushëkrive të hënën rreht otës 02:00 pas mesnatës.

“Është raportuar për një person të plagosur në gjoks. Menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, por pas pak i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Për momentin nuk ka të dyshuar dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thonë nga policia.

E as familja e të ndjerit nuk i di arsyet e vrasjes dhe se kush ua vrau tëafërmin e tyre.

Vëllai i viktimës, gjatë ditës së djeshme ka treguar se se ky nuk është sulmi i parë i cili po i bëhet vëllait të tij në vendin e punës. Duke mos e ditur arsyen e vrasjes të së vëllait, ai thotë thotë se edhe disa herë të tjera Behrami në vendin e njëjtë të punës është ballafaquar me hajnat.

“Lajmin për vdekjen e kemi marrë  mbrëmë rreth orës 03:00. Ka punu rojë në objektin e ‘Lesnës’ që 20 vite.  Na nuk e dimë rastin se qysh ka ndodhë. Ne e dimë se këtu e kemi përcjellë kur ka shku në punë në orës 16:00, Probleme nuk kemi pas e as nuk kemi si familje me askënd. Ka ndodhë, drejtësia tash duhet të flasë. Nuk e dimë se qysh ka vdekur. Kanë ndodhë edhe vjedhje të tjera aty”, rrëfen për rastin vëllai i viktimës i cili thotë se do të kërkojnë drejtësi në organet përgjegjëse.

Kolegët e kanë përshkruar atë si njeri punëtor dhe jo problematik. Thonë se që 20 vite disa herë ishte ballafaquar me tentim vjedhje të ndryshme nga persona të panjohur.

“Ka qenë njeri i urtë dhe shumë punëtor. Asnjëherë, kurrë problem më askënd nuk ka pas. Të gjithë i ka respektu. Po që mbrëmë i qëlloi fati i keq”, thotë njëri nga kolegët e tashmë të ndjerit.

Ata deklarojnë se gjatë punës në kompaninë ‘Lesna’ edhe vet disa herë janë sulmuar nga hajnat.

Behram Ibishi, kishte 20-vite që punonte si rojë në ndërrmarrjen ‘Lesna’, të Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat