Në Kamenicë dhe Gjakovë kapen afër 20 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Në Kamenicë dhe Gjakovë kapen afër 20 kilogramë drogë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:39
Droga e konfiskuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar operacione në Gjilan dhe në Gjakovë, me qëllim luftimin e trafikimit me narkotikë.

Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë  të komunës së  Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin  e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e  dy të dyshuarve: I. R. (1961) dhe A. R. (1988)

Të  dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u  janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’.

Ndërsa në rajonin e  Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë  gjatë operacionit të përbashkët  ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.

I dyshuari L. A. (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.

Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :

·         19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike

·         Vetura ‘Golf 5 ‘

·         Një armë ‘AK-47’

·          24 fishekë, 7. 62mm

·         Një peshore elektronike

·         Një telefon ‘Samsung’

Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat