Rryma mbyt një të ri

Kronikë e zezë

Rryma mbyt një të ri

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 17:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë si pasojë e kontaktit me tela të rrymës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore, ndërsa ka qenë duke instaluar kabllo në njërën prej shtyllave elektrike.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat