Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në Prishtinë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 00:18
Ilustrim

Një 63 vjeçar me iniciale D.T, është gjetur i shtrirë pa shenja jete sot rreth orës 18:00 në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën e cila ishte pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës (mashkull) D.T. 63 vjeç me urdhër te prokurorit do të dërgohet në IML për obduksion ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti duke shtuar se rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat