Kapet dhe ndalohet i dyshuari i tretë si autorë i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.
Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar me sukses në datën 23.07.2018.
"Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve, nga shërbimet Komisariatit të Policisë Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “MAQELLARA”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Viktor Rudi, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë."
Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkepunim me shtetasit Resmi Jakimi dhe Egert Jakimi, të arrestuar me datë 23.07.2018 kryenin vjedhje banesash.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprën penale 'Vjedhje', kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.