Mbetet në burg shoferja që shkaktoi aksidentin tragjik të 8 korrikut

Kronikë e zezë

Mbetet në burg shoferja që shkaktoi aksidentin tragjik të 8 korrikut

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:13
Pamjet e aksidentit

Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg Rozina Kolecin, 38 vjeçaren e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 korrikut në Kodër Kamzë.

Një vajzë 7 vjeçare dhe një burrë me biçikletë gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa mbetën të plagosur nëna e vajzës dhe motra e saj 6 vjeçar. 

Aksidenti u shënua tek shinat e trenit.  Shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.

E mitura me iniciale E.N, 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.

"Më datë 08.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja R. K., vjeçe 38, banuese në Kamzë, me pasi rreth orës 08:40, në Kamzë, në rrugën e “Shkodrës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin R. I., vjeç 57, banues në Tiranë, më pas është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Ll., vjeç 31, banues në Tiranë dhe ka aksidentuar këmbësorët V. N., vjeç 36 dhe fëmijët me iniciale E. N., dhe E. N., vjeçe  8 dhe 6, ku për pasojë është aksidentuar më vdekje fëmija me iniciale E. N., vjeçe 8, kurse V. N., dhe E. N., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/3 i Kodit Penal." 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat