Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 të lënduar

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:46
Foto nga aksidenti

Gjashtë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të huaja.

Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Kolona prej disa kilometrash janë krijuar pas aksidentit të shkaktuar në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.

Pas 10 minutash është liruar njëra korsi e magjistrales, e cila u bllokua si pasojë e këtij aksidenti në të cilin janë lënduar gjashtë persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat