Një i vdekur në aksidentin që ndodhi në Pejë

Kronikë e zezë

Një i vdekur në aksidentin që ndodhi në Pejë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton se të hënën në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një aksident ku kanë qenë të përfshira tri vetura.

Në këtë aksident përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin marrë nëntë persona.     

Sipas Policisë dje është raportuar se njëri prej personave të lënduar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të  Pejës. Me urdhër të  prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat