Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:14
Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gërgoc të Gjakovës.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë proceduar vendin e ngjarjes në të cilin ishin të përfshira dy automjete udhëtarësh dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa tre persona janë lënduar lehtë”, tha Podrimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat