Përplaset me bordurën, makina shpërthen në flakë

Kronikë e zezë

Përplaset me bordurën, makina shpërthen në flakë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një bordurë anësore.

Mësohet se rreth orës 16:40, në Prezë, mjeti me targë AA 724 OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është nxjerrë në kohë nga mjeti dhe është dërguar për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat