Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar në aksidentit e pak çasteve me parë në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja për Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka  thënë se dy persona janë lënduar në aksident ku janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18 e 30 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat